Edit Harxhi: ‘Non grata’ e Berishës nuk është vënë nga Thesari i SHBA, por nga DASH

Data

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Edit Harxhi, ka deklaruar se FBI ka nisur një hetim në SHBA në lidhje me ndëshkimin e opozitave në vend dhe në Evropë.

“FBI ka nisur një hetim në SHBA në lidhje me ndëshkimin e opozitave në Evropë, është interesant si rast, është marr shembull Le Pen, do të merren të gjitha vendet që janë jo vetëm në BE, por dhe ato që nuk janë”, tha ajo e ftuar në emisionin “LOG” në News 24.

Më tej ajo u ndal te shpallja “non grata” e Sali Berishës nga administrata e Joe Biden, ku tha se ky vendim ka qenë një akt administrativ, i cili është marrë në Departamentin e Shtetit dhe nuk është realizuar nga presidenti Biden.

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë provë në DASH, pasi në të kundërt, Berisha do ishte i dënuar nga Thesari Amerikan.

“Është realizuar vetëm brenda DASH, me të gjitha thashethemet që janë dërgua nga Tirana, apo çdo material që kanë dërguar nga këtej për Berishën. Nuk ka pasur asnjë provë, se të kishte pasur do ishte i dënuar nga Thesari Amerikan”, tha Harxhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related