SKANDAL/ 15.000 kg mish pule me salmonelë u konsumua nga shqiptarët. AKU fsheh shkeljet

Data

Pasiguria ushqimore është në nivele alarmante. Dështimi i AKU për të kontrolluar  mishin që tregtohet, ka bëre që qytetarët  në supermarkete, markete dhe restorante të konsumojnë mish pule të infektuar me bakterin e salmonelës.

Burime për ‘Ora investigim’ bëjnë me dije se në 11.03.2025  është futur nga porti i Durrësit 19.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Sipas të dhënave në etiketë  data e skadencës ishte 13.12.2026.

Sipas procedurave standarde inspektorët e AKU në pikën doganore marrin mostrat e mishit të  importuar dhe i dërgojnë për analizim. Deri në daljen e rezultatit të analizave mishi duhet të qëndrojë i bllokuar.

Pa pritur  rezultatin e analizave  subjekti importues është  lejuar ta   hedhë të gjithë produktin ne treg për shitje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related