Apartamente, toka dhe makina luksoze/ Prokuroria e Vlorës konfiskon pasuri mbi 2 milionë euro

Data

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka konfiskuar pasuri me vlerë mbi 2 milionë euro, në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

Pas përfundimit të procedimit penal nr. 1922 të vitit 2019, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe shpalli fajtor shtetasin R.Z. për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

R.Z. u dënua fillimisht me 7 vite burgim, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u konvertuar përfundimisht në 4 vite e 8 muaj burg.

Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat përfshijnë apartamente, njësi shërbimi, toka bujqësore, truall ndërtimi, si dhe një automjet luksoz.

Mes pasurive të konfiskuara janë:

  • Dy njësi shërbimi në qytetin e Vlorës
  • Një apartament me sipërfaqe të madhe banimi
  • Tokë arë me sipërfaqe 5 mijë metra katrorë
  • Truall ndërtimi dhe një shtesë katërkatëshe
  • Bodrum në bashkëpronësi
  • Një automjet i markës BMW

Sipas vendimit të gjykatës, pasuritë rezultuan të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe u vlerësuan si të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria thekson se ky vendim është pjesë e angazhimit për goditjen e pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive që burojnë nga krimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related