Gjykata shqyrton sot masat për 21 të arrestuarit e protestës, pritet tubim para Gjykatës së Tiranës

Data

Njëzet e një qytetarë të arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit do të dalin këtë të diel, në orën 09:30, para Gjykatës së Tiranës, ku pritet të zhvillohet seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masave të sigurisë.

Sipas njoftimeve të organizatorëve të protestës dhe Grupit Koordinues, mbështetës të të arrestuarve pritet të mblidhen para godinës së gjykatës gjatë zhvillimit të seancës, për të kërkuar lirimin e tyre.

Tensionet lidhur me arrestimet u reflektuan edhe gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë. Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, një pjesë e protestuesve marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku mbahen disa nga të ndaluarit. Më vonë u regjistruan incidente, ku një grup personash hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës, duke shkaktuar dëmtime materiale dhe depërtuar në ambientet e pritjes së komisariatit.

Sipas autoriteteve, personat e arrestuar përballen me akuza që përfshijnë shkatërrim prone, kundërshtim të punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe pengim të qarkullimit rrugor.

Autoritetet kanë bërë publike identitetin e 19 prej 21 të arrestuarve:

  • Kujtim Pervataj
  • Romario Dushi
  • Ardit Ymaj
  • Niko Qarkaj
  • Ylli Shima
  • Ervis Gjoni
  • Frrok Bardhi
  • Rezart Pirani
  • Admir Tershalla
  • Alban Nikolli
  • Elvis Bici
  • Altin Hila
  • Ervin Gega
  • Arben Lleshaj
  • Everes Bardhi
  • Besard Kajmi
  • Aristotel Elezaj
  • Gentjan Progni
  • Durim Bami

Seanca gjyqësore pritet të përcaktojë masat e sigurisë për të arrestuarit, ndërsa jashtë Gjykatës së Tiranës pritet të zhvillohet një tubim mbështetës nga protestuesit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related