Nga Balluku, Veliaj deri tek kërcënimet/ “Zbërthehet” Ahmetaj: Si më spiunonte dadoja

Data

Ish-numri dy i qeverisë Rama dhe njëkohësisht edhe ish-besniku i kryeministrit, Arben Ahmetaj ka ardhur së fundmi me një tjetër intervistë ku dhe është ndalur te akuzat e pabaza të ngritura ndaj tij, te “thikat pas shpine” që ka “ngrënë” , ashtu si dhe ai i quan, nga ata që dikur i kishte kolegë dhe te kërcënimet që i janë bërë, duke mos “kursyer” as familjen e tij.

Ahmetaj kësaj here është “rrëfyer” për Vincent W.J. van Gerven Oie. Ndonëse ende Prokuroria e Posaçme nuk ka një akuzë zyrtare ndaj ish-zv.kryeministrit, megjithatë ai vazhdon të jetojë në mërgim, në Zvicër, i pasigurt se kur dhe në çfarë kushtet do të mund të kthehet në Shqipëri.

Duke e quajtur për të disatën herë si “politike” ndjekjen e tij penale, Ahmetaj ka treguar me detaje kërcënimet që kanë ardhur në adresën e tij dhe të familjarëve.

Ish-besniku i Ramës ka zbuluar se që prej vitit 2022, kohë kur dhe u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, filloi përndjekja e tij. I frikësuar për jetën, Ahmetaj tha se u largua nga Shqipëria, pasi përpos për veten kishte dhe frikë për familjen e tij.

Sipas asaj që ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Financave tha, përveçse se kërcënuesit kishin akses tek kamerat e pallatit në kryeqytet ku ai jetonte, ata kishin kërcënuar edhe dadon që partnerja e Ahmetaj kishte punësuar për tu kujdesur për fëmijën e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related