Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar sot me replikën e radhës me kryeministrin Rama. Basha ia ka kthyer ironinë kryeministrit me nje fraze nga filmi “Prefekti”, ku i thotë “je pak pusht ti Fotaq”.
Ai ka komentuar “këshillat” e Ramës ndaj atyre që i bashkohen për herë të parë atij. “Si ju the atyre që takove sot në Vlorë? Hajt se herën e parë të duket pak e vështirë. Me një herë s’bohesh domethon, po me dy herë, po me tre herë mo Rame?” – tha Basha
Sipas tij, siç ua bëri socialistëve tre herë dhe i la me gisht në gojë, tani do meret me demokratët.
