Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një kompanie farmaceutike gjatë natës.
Raportohet se në drejtim të godinës, e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është qëlluar me breshëri plumbash
Sipas burimeve, drejt fasadës së kompanisë në fjalë janë qëlluar rreth 20 plumba.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk ka ende një njoftim nga policia mbi ngjarjen.





