“Qeveria po tallet me pensionistët”/ Tabaku: Mosha e tretë po trajtohet si objekte propagande

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video në rrjetet sociale, e ka konsideruar trajtimin që Qeveria i bën pensionistëve si një tallje të hapur me moshën e tretë

Në videon e publikuar në Facebook, Tabaku kritikon ashpër qeverinë për përpjekjet e saj të pamjaftueshme dhe të përkohshme, duke i trajtuar pensionistët si objekt propagande dhe duke u mjaftuar vetëm me foto e takime të radhës. Tabaku thekson se pensionistët shqiptarë marrin vetëm dyzet për qind të të ardhurave mesatare që pensionistët në vendet e Bashkimit Evropian përfitojnë, ndërsa qeveria pretendon rritje të cilat arrijnë maksimumi njëzet lekë në ditë.

“Po talleni? Kujtojnë se mjafton të shfaqen në publik me buzëqeshje dhe me rritje simbolike për të mbuluar krizën ku pensionistët janë lënë,” shprehet Tabaku.

Ajo e cilëson të papranueshme që, ndërkohë që qeveria pretendon se ka mbledhur më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore, këto fonde shkojnë për interesat e pakicës së privilegjuar, për ata që dominojnë sektorët e tenderave dhe koncesioneve.

“Pensionistët, që përbëjnë një të tretën e popullsisë së vendit, janë thjesht vegla propagandistike për këtë qeveri”, vijon Tabaku, duke theksuar se pensionistët shqiptarë meritojnë shumë më tepër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related