Raketë balistike nga Irani drejt hapësirës ajrore turke, Ankaraja thërret ambasadorin iranian dhe konsultohet me NATO-n për hapat e mëtejshëm

Data

Turqia ka thirrur ambasadorin iranian në Ankara për të protestuar ndaj lëshimit të një rakete balistike që u drejtua drejt hapësirës ajrore turke.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, raketa u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s pasi kishte fluturuar mbi territorin e Irakut dhe Sirisë nga Irani.

Një burim diplomatik bëri të ditur se ambasadori iranian është thirrur në Ministrinë e Jashtme turke, ku autoritetet do të regjistrojnë zyrtarisht protestën e tyre për incidentin.

Ndërkohë, NATO reagoi duke dënuar veprimin dhe duke theksuar mbështetjen për Turqinë si vend anëtar i aleancës.

Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, deklaroi se aleanca qëndron pranë të gjithë partnerëve të saj përballë kërcënimeve në rajon.

“Ne dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin”, u shpreh ajo.

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se do të zhvillojnë konsultime të mëtejshme me NATO-n dhe me aleatët e tjerë për të vlerësuar situatën dhe për të vendosur hapat e radhës pas këtij incidenti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related