“Gërdeci, 17 vite pa drejtësi”/ Gazetari Muça: Ja pse Berisha proteston për ‘Tik Tok-un’ ditën e tragjedisë

Data

Gazetari Flogert Muça, foli për çështjen e Gërdecit dhe protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas vendimit për mbylljen e Tik Tok. Gazetari Flogert Muça u shpreh se i gjithë qëllimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, është për të hequr vëmendjen nga tragjedia.

“Berisha nuk fle sa i përket Gërdecit. Për doktorin rëndësi ka Shkëlzeni. Trebicka i ndjerë që iku si ata 26 të tjerët, tregon edhe njëherë rëndësinë. Shqetësimi i doktorit lidhet me gjyqin e Fatmir Mediut, për të cilin ka ardhur edhe LaCivita. Problemi i doktorit lidhet më këtë çështje, me Gërdecin dhe SPAK nuk duhet të kompleksohet por të vazhdojë hetimet dhe familjet e tyre të presin drejtësinë. Doktorit nuk i bën përshtypje që të thërrasë minorenë në protestë për Tik Tok, për të hequr vëmendjen nga kjo ngjarje”, tha më tej gazetari Muça

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related