SHBA hap degë të DEA-s në Tiranë, si do të gjurmohen lidhjet e politikës me trafikantët, Dumani takim me zyrtaren…

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregojnë çdo ditë se janë një nga partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë, duke ndihmuar financiarisht, mbështetur politikisht dhe juridikisht vendin tonë në shumë fusha, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, morri pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila u zhvillua në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator 2024. Gjatë këtij aktiviteti Dumani zhvilloi një takim me Administratoren e DEA-s amerikane, Anne Milgram. Gjatë këtij takimi, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve. Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë. Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar

Mesazhi

Por hapja e degës së DEA-s në Tiranë shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër narkotikëve dhe trafikimit, duke rritur pritshmëritë për zbardhjen e lidhjeve midis politikës dhe krimit. Kjo iniciativë tregon angazhimin e SHBA-ve për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shqiptare në hetimin e aktiviteteve të paligjshme. Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka zhvilluar takime me zyrtarë amerikanë në Athinë, ku janë diskutuar strategjitë për të gjurmuar këto lidhje. Dhe pas këtij takimi, pritet të ketë arrestime të bujshme, që do të mund të tronditin jo vetëm skenën politike, por edhe strukturat e krimit të organizuar. Kjo lëvizje ka krijuar një atmosferë tensioni dhe pritshmërish në vend, duke e bërë çdo lëvizje të politikanëve dhe trafikantëve të monitoruar nga afër. Në këtë kontekst, shumë sy do të jenë të drejtuar nga autoritetet, duke pritur rezultatet e këtij bashkëpunimi të ri mes DEA-s dhe SPAK. Pra pas këtij konfirmimi, mesa duket për bosët e krimit dhe politikanët e lidhur me ta nuk do të ketë më qetësi.

Çfarë ka ndodhur?

Por, kjo nuk është hera e parë që flitet për përfaqësinë e DEA-s në Tiranë. Më herët ka qenë vetë Ambasada Amerikane ajo që i ‘ka futur frikën në palcë’ kriminelëve dhe politikanëve bashkëpunëtorë me ta duke konfirmuar se amerikanët nuk ua kanë besën autoriteteve shqiptare dhe veçanërisht policisë. Ambasada kërkon nga qytetarët që çdo informacion që kanë për trafiqe droge, persona të përfshirë në krime, apo dhe për pastrim parash të kontaktojnë direkt me DEA-n. Pra kërkohet që informacioni të merret direkt nga qytetarët dhe jo nga autoritetet. “Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane. Si duket DEA amerikane nuk ka besim te policia apo prokuroria shqiptare. Shumë raporte flasin se grupet kriminale depërtojnë deri në nivele të larta dhe amerikanët kanë vendosur që të shmangin autoritetet në mbledhjen e informacioneve. Por duke qenë se kontakti i parë ku qytetarët drejtohen nëse shohin diçka të paligjshme është policia, duket se DEA e ka shmangur këtë institucion dhe i ka dhënë një mesazh të fortë qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related