“Luftën e kemi me shtetin shqiptar dhe me shtetin grek”,Idrizi: Kam firmosur me Berishën

Data

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, deklaroi se ka arritur një marrëveshje programore me Partinë Demokratike (PD), për taksat e ulëta dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Idrizi theksoi se nuk ka asnjë lidhje me Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), edhe pse ky i fundit është pjesë e koalicionit të gjerë të Sali Berishës. Ai u shpreh se Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për përfshirjen e Dules në koalicion dhe se çështja e Çamërisë nuk ka të bëjë me minoritetin grek, por me shtetin shqiptar dhe atë grek.

Idrizi shtoi se është i gatshëm të mbështesë minoritetin grek nëse i kërkohet ndihmë në parlament, por theksoi se perceptimi negativ për Dulen duhet të jetë i përbashkët për të gjitha forcat politike, jo vetëm për PDIU-në. Ai gjithashtu nënvizoi se nuk kushtëzon Berishën për koalicionet e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related