Negociata për paqe, zyrtarët ukrainas që do marrin pjesë në takimin e SHBA në Arabinë Saudite

Data

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar zyrtarët që do të zhvillojnë bisedime me partnerët amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme për përfundimin e luftës me Rusinë. Zelensky tha se nuk do jetë pjesë e diskutimeve por do të dërgojë disa nga zyrtarët ukrainas.

Ata do të jenë Shefi i Zyrës Presidenciale Andriy Yermak, Ministri i Punëve të Jashtme Andriy Sybiha, Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov dhe Kolonel Pavlo Palisa.

Zelensky tha se “Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related