Kreu i PD-së, Sali Berisha përsëriti edhe sot thirrjen ndaj qytetarëve për të protestuar më 15 mars, për mbylljen e platformës sociale “Tik Tok”.
Gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha është shprehur se ajo e 15 majit, do të jetë një protestë kundër censurës. Ai u shpreh se kurrë një kryeministër s’ka të drejtë të privojë qytetarët nga një mjet komunikimi. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama vendosi bllokimin e “TikTok” pasi të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin.
“Pyetja juaj është e drejtë dhe është e vërtetë se shqiptarët, më shumë se për çdo gjë tjetër, vuajnë për ato që ju thoni. Unë nuk e di moshën tuaj, por për ata që kanë përjetuar në diktaturë, e kanë të qartë se censura, cilado qoftë ajo, është akti më i shëmtuar i diktaturës, dhe të gjitha diktaturat nisin me censurën.
