Në një seancë të tensionuar në Kuvend, deputeti socialist Toni Gogu iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat Gazment Bardhi, duke përdorur fjalë të ashpra.
Gogu e akuzoi opozitën për keqpërdorim të sallës së Parlamentit dhe për përdorimin e shantazheve, intimidimeve dhe fyerjeve.
E kanë bërë si tur drush, që djegin çdo gjë që del përpara. Shantazhojnë këdo, edhe kryetaren e Parlamentit. Por dihet se ka nisur gara për Primaren dhe kanë hallin për listën e deputetëve, ndaj duan të prishin edhe seancën sot në Parlament”, u shpreh ai.
