Pasuritë e konfiskuara janë të ish-ministrit Lefter Koka, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani të dënuar për inceneratorin e Elbasanit.
Mbi 88% e aksioneve janë në pronësi të ish-ministrit Lefter Koka, në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë, ndërsa vlera në total e pasurive të sekuestruara shkojnë 340 mln lekë.
Përveç subjekteve tregtare, janë konfiskuar edhe 8 apartamente si dhe truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.
“Në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve Lefter Koka, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani”, thuhet në njoftimin e Policisë.
