Policia maqedonase ndalon autobusin me studentë shqiptarë drejt Shkupit, publikohen pamje të përplasjes me efektivët

Data

Studentë shqiptarë që udhëtonin nga Tiranë drejt Shkup për t’u bashkuar me protestat në mbështetje të gjuhës shqipe, pretendojnë se janë keqtrajtuar nga policia maqedonase.

Në videot e publikuara nga mediat vendase shihet autobusi me dhjetëra studentë i ndaluar nga autoritetet e Maqedonia e Veriut, ndërsa të rinjtë rrethohen nga forca policore që, sipas tyre, tentonin t’i provokonin dhe t’i shtynin drejt një përplasjeje fizike.

Në pamjet filmike dëgjohen studentët duke i kërkuar njëri-tjetrit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo konflikt me policinë maqedonase.

Një prej studentëve të drejtësisë, Dasho Veizaj, deklaroi në një intervistë televizive se grupi ishte mbajtur për orë të tëra në kufi dhe më pas ishte shoqëruar gjatë rrugës nga policia, në atë që ai e cilësoi si një tentativë për t’i vonuar dhe penguar.

Më 18 maj, Shkupi u mbush me flamuj kuqezi dhe mijëra studentë shqiptarë që protestuan për respektimin e gjuhës shqipe dhe kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave kushtetuese dhe trajtim me dinjitet nga institucionet shtetërore, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në adresimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related