Mes mbështetësve të Erion Veliajt para GJKKO-së ishin edhe dy atlete të njohura, Luiza Gega dhe Izmir Ismailaj.
Luiza Gega, kampionia shqiptare, shprehu besimin e saj në organet e drejtësisë, por theksoi se mënyra e veprimit ndaj kryebashkiakut ishte e padrejtë. Ajo shtoi se supozimet për arrestimin i duken të çuditshme dhe nuk i pëlqen mënyra se si po trajtohen gjërat. Megjithatë, Gega shprehu besim që drejtësia do të bëjë punën e saj.
“Këto supozime më duken të çuditshme si janë bërë. Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”,-tha Gega.
