Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj e njoftoi përpara dy javësh Arben Ahmetaj.
Berisha shprehet se Ahmetaj, informacionet për këtë arrestim i kishte nga zyra e Edi Ramës.
Kam qenë në parlament në vitin 1991, nuk e harroj kurrë.
Një deputet i rëndësishëm i Partisë së Punës, u ngrit aty dhe tha; po ta dija unë se, Enver Hoxha kishte tre dynym qilima, unë tha kurrë nuk do të kisha duartrokitur për të
