“Sterilizimi”/ Dëshmojnë sot në komisionin hetimor biznemeni Rrapaj, ortaku i tij italian dhe Anila Denaj

Data

Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e koncesioneve në shëndetësi do të zhvillojë këtë të hënë mbledhjen e radhës, ku do të vazhdohet me marrjen në pyetje të dëshmimtarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me koncesionin e sterilizimit.

Në rendin e ditës për mbledhjen e sotme është marrja në pyetje e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili do të lerë për disa orë qelinë, dhe ortaku i tij italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të “Sani Service”, që në vitin 2015 do të fitonin koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Gjithashtu për të dëshmuar ditën e sotme është thirrur dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila në atë kohë ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit, madje ka paraqitur dhe ankesë.

Ilir Rrapaj u arrestua gushtin e vitit të kaluar për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, në bashkëpunim, në procedimin penal për koncesionin e sterilizimit të lidhur mes “Sani Service” dhe Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Ilir Beqaj. Bashkë me Rrapajn u vu në pranga edhe ish ish-zëvendësmistri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Që prej asaj kohe, të dy janë në qeli nën masën e sigurimit “arrest me burg”.

Hetimet gati 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanisë së Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Referuar hetimeve, vlera e koncesionit që llogaritet rreth 100 milionë euro, është fryrë fiktivisht dhe dhjetëra milionë euro. Para që deri më tani, prokuroria nuk e ka zbuluar se në xhepat e kujt kanë shkuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related