Një javë nga nisja e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, procesi është shoqëruar me fluks të lartë kërkesash, por edhe me pasaktësi.
Të dhënat e procesit të regjistrimit të emigrantëve tregojnë se 35% e aplikimeve refuzohen nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku shkaku kryesore është deklarimi gabim i adresës së vendbanimit jashtë vendit.
Juristi Franc Nuri thotë: “Ideja është se adresa që ata hedhin tek të dhënat në data-bazën e KQZ, nuk korrespondon me dokumentin që e vërteton adresën dhe kjo bën të refuzohet. Apo lidhja e adresës së personit është problematike me rezidencën e tij”.
