Petrit Vasili: “Drejtësia selektive është drejtësi mafioze”, Ilir Meta po mbahet padrejtësisht në burg

Data

Petrit Vasili reagoi ashpër lidhur me vendimin për vijimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Meta, duke deklaruar se vendimi unifikues i fundit i Gjykatës së Lartë ndryshon rrënjësisht mënyrën se si duhet të trajtohen masat e sigurisë.

Sipas Vasilit, barra për të justifikuar mbajtjen në burg i takon prokurorisë dhe jo mbrojtjes.

Ai kritikoi SPAK-un për pretendimin se mbrojtja nuk kishte paraqitur prova, duke theksuar se vetë vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë përcakton qartë se gjykata duhet të arsyetojë domosdoshmërinë e masës së arrestit në çdo fazë të procesit.

“Barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së arrestit me burg i takon prokurorisë”, deklaroi Vasili.

Sipas tij, vendimmarrja e gjykatës nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e provave nga i pandehuri.

Vasili argumentoi se nuk ekziston rrezik largimi apo ndikimi mbi provat nga ana e Metës, pasi ai ka vite që nuk ushtron funksione ekzekutive.

“E ke rrëmbyer zotin Ilir Meta duke u kthyer në Shqipëri, nuk ekzistonte rreziku i largimit”, tha ai.

Ish-deputeti e cilësoi vijimin e masës së sigurisë si një “persekutim politik” dhe paralajmëroi se drejtësia selektive krijon precedent të rrezikshëm për shtetin ligjor.

“Çdo drejtësi e bërë në mënyrë selektive, çdo drejtësi e bërë me shënjestër politike, është një drejtësi mafioze”, u shpreh Vasili.

Ai shtoi se edhe kundërshtarët politikë duhet të kenë garanci të plota procedurale dhe proces të drejtë gjyqësor.

Në deklaratën e tij, Vasili kritikoi gjithashtu mënyrën se si janë publikuar materiale dhe informacione gjatë hetimeve ndaj Metës, duke pretenduar se është krijuar një klimë paragjykimi publik përpara nisjes së procesit në themel.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related