Rama: Vendet anëtare të BE, mbështetje pa ekuivok planit për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës

Data

Kryeministri Edi Rama konfirmoi dje se plani i përbashkët strategjik me Komisionin Europian për t’i përfunduar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit 2027, ka marrë një mbështetje të plotë pa asnjë ekuivok nga të gjitha vendet anëtare. I pranishëm në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Rama u shpreh se kjo do t’i hapë rrugë ratifikimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në parlamentet e vendeve anëtare.

“Ne jemi kthyer së bashku me ministrin mbrëmë shumë vonë nga Brukseli ku kemi marrë një ndjesi jashtëzakonisht pozitive jo vetëm për faktin që kaluam në një kryestacion të negociatave për anëtarësim në BE, duke hapur edhe një grupkapitull tjetër, por mbi të gjitha për faktin se plani i përbashkët strategjik me KE-në për t’i përfunduar negociatat për anëtarësim në BE brenda vitit 2027 dhe për t’i hapur rrugë ratifikimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në parlamentet e vendeve anëtare, ka marrë një mbështetje të plotë pa asnjë ekuivok nga të gjitha vendet anëtare”, deklaroi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related