Denoncimi/ Dhëndri i Kujtim Qefalisë prish rrugët në Farkë për të ndërtuar vila

Data

Banorët e Farkës shpreshin shqetësimin se u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia.

Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se përveç rrugës janë dëmtuar disa shtëpi dhe është shkaktuar dëm mjedisor duke ndërhyrë pa kriter në kodrat e fshatit.

Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës.

Vangjeli thotë se sipas banorëve, shoqëria tregtare ‘Al Point’ shpk, me pronar Aleksandër Vasili, i cili është dhëndri i administratorit socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia, po punon për ndërtimin e një kompleksi vilash pranë liqenit.

Sipas PD, në këtë zonë toka ka pësuar rrëshqitje duke shënuar shembjen e rrugës dhe dëmtimin e banesave të zonës për rreth.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related