Masat ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, reagon Rama: Rektori do flasë, është një keqkuptim shumë i madh

Data

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë.

Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030 Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, shkruan Rama.

Kujtojmë se SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, dhe gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur identitetet e zyrtarëve, ku 5 prej tyre u vendosën në pranga.

Nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa bëhet me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.

ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga

ARREST SHTËPIE

1) Agim Sefa
2) Arjan Buliqi
3) Serafin Skënderi
4) Ilir Kusi
5) Dritan Laçi
6) Azem Parllaku
7) Artur Koleci
8) Radion Dhromi
9) Blenard Spaho
10) Tedi Proda

Janë firmosur edhe 9 masa “detyrim paraqitje”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related