Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer ditën e sotme në rrugën “Dritan Hoxha”.
Bëhet me dije nga informacioni zyrtar i policisë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50 teksa janë dëmtuar xhamat e një biznesi.
Teksa informacionet për këtë ngjarje janë të pakta, policia është ende nën hetim.
Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
