Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndaluar ambasadorin shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump, për shkak të shkeljes së afatit ligjor për raportimin e aktiviteteve gjatë periudhës zgjedhore.
Sipas rregullores së KQZ-së, çdo institucion publik është i detyruar të raportojë aktivitete të tilla të paktën pesë ditë përpara mbajtjes së tyre, një masë që synon të shmangë përdorimin e posteve publike për avantazhe elektorale
Megjithatë, raportimi i aktivitetit nga Ministria e Jashtme është bërë vetëm tre ditë përpara, çka ka çuar në ndalimin e pjesëmarrjes së ambasadorit Bushati në këtë ceremoni.
