Nga darka me familjen tek udhëtimet, ku do t’i kalojnë festat e fundvitit shqiptarët

Data

Të privuar për të kremtuar Krishtlindjet gjatë diktaturës, Viti i Ri prej dekadash është shndërruar në festën më të rëndësishme dhe më të dashur të shqiptarëve prej faktit që edhe shumica e popullsisë janë myslimane.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ndërrimi i viteve në vendin tonë ka shumë atmosferë, simbolizon bashkimin me familjen, takime me miqtë, udhëtime, dhurata dhe pushime. Festa me të gjithë dimensionet e saj gjithmonë është konsideruar një stimul pozitiv për tregjet, pasi nxit konsumin, tregtinë me pakicë etj.

Një sondazh i “Monitor”, që u zhvillua gjatë muajit dhjetor, ku u anketuan 504 persona evidentoi se, 86% e tyre do të festojnë darkën tradicionale me familjen e në shtëpi. 7,1% do të festojnë në qytetet e tjera të vendit dhe 6.9% jashtë vendit. Sondazhi u zhvillua online, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim). Kampioni është rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore.

Anketa konfirmoi se, për 93% e të intervistuarve aktiviteti kryesor i kremtimeve mbetet darka e natës 31 dhjetor. Në një vend me emigracion të lartë si vendi ynë ndërrimi i viteve grumbullon shumë emigrantë pranë vatrave familjare duke e bërë atmosferën edhe më të ngrohtë.

Një femër rreth të 40-tave që jeton në Tiranë komentoi se planet për festat janë “Darkë tradicionale me familjen, festa me miqtë, Udhëtime për pushime dhe vizita te të afërmit. Një djalë në të 30-at gjithashtu pohoi se festat do kulmonin me “Darkë tradicionale me familjen dhe pastaj argëtim koncerte, spektakle etj”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related