Braçe: Duhet të ndalim agresionin e investimeve ruse, platformat FOREX po na bëjnë gazi i botës

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur alarmin në Komisionin e Ekonomisë për rrezikun që, sipas tij, vjen nga flukset e pakontrolluara të investimeve të huaja, veçanërisht ato që burojnë nga vende jo-mike si Rusia.

Braçe theksoi se agresioni ekonomik rus është në rritje dhe se muajt e fundit është rritur ndjeshëm kontrolli mbi ndërmarrjet italiane, duke paralajmëruar se ky ndikim mund të shtrihet edhe në Shqipëri, për shkak të mungesës së instrumenteve ligjore për filtrimin e kapitaleve të huaja.

Sipas tij, Shqipëria aktualisht nuk ka asnjë mekanizëm serioz për të kontrolluar se kush investon, nga vijnë paratë dhe cilat janë interesat reale që fshihen pas tyre. Braçe kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve ligjore që do t’i jepnin shtetit mundësinë të monitorojë dhe ndalojë investimet që rrezikojnë ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Deputeti socialist u ndal edhe te fenomeni i platformave mashtruese FOREX, të cilat, sipas tij, po operojnë lirshëm nga territori shqiptar duke mashtruar qytetarë të vendeve europiane. Ai deklaroi se ky aktivitet po dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe po e kthen vendin në “gazin e botës”.

Braçe kritikoi ashpër institucionet përgjegjëse, duke theksuar se për tre vite me radhë AMF, tatimet, inteligjenca financiare dhe policia kanë dështuar të ndërhyjnë, ndërkohë që këto struktura veprojnë hapur, në qendër të Tiranës dhe në ambiente luksoze.

Sipas tij, ndërhyrja ka ardhur vetëm pas investigimeve mediatike, ndërsa shteti ka qëndruar pasiv përballë një fenomeni që kriminalizon ekonominë dhe imazhin financiar të vendit.

Braçe kërkoi veprime konkrete dhe të menjëhershme, duke paralajmëruar se pa masa të forta ligjore dhe institucionale, Shqipëria rrezikon të kthehet në një strehë për kapitale të dyshimta dhe aktivitete financiare kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related