“Qarku i Bajrave”/ Rama pritet të kandidojë si deputet në Shkodër më 11 Maj

Data

Kandidimi i Edi Ramës si deputet në Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, duket është më shumë se sa një ide.

Gjatë konferencës së fundvitit  me gazetarët, Rama kur u pyet se në cilin qark do të kandidojë në zgjedhje u përgjigj se kishte një thirrje gjaku që të kandidonte në Shkodër, duke përforcuar zërat që qarkullojnë prej kohësh

“S’kanë asnjë relevancë këto. Unë jam praktikisht deputet i gjithë Shqipërisë, në një kuptim, kështu që kush zgjedh PS zgjedh edhe emrin tim aty në një kuptim. Kështu që detyrimi është për të gjithë, pastaj në Vlorë, edhe në Durrës, është shtuar edhe thirrja e gjakut, kam edhe një thirrje nga Shkodra, por nuk e di. Sinqerisht nuk e di.”, deklaroi Rama.

E duket se Rama ka kohë që e ka vendosur se do të kandidojë në Shkodër, pavarësisht se nuk e ka deklaruar zyrtarisht,

Që në datën 8 shtator, Top Channel ka publikuar një lajm duke iu referuar gazetarit pranë Qeverisë, Muhamed Veliu se ky i fundit kishte mësuar se vetë Rama mes një rrethi te ngushtë bashkëpunëtorësh kishte shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related