Priten reshje të dendura shiu në vend, Ministria e Mbrojtjes apel bashkive

Data

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një apel për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore, duke i kërkuar të jenë në gatishmëri për të parandaluar dhe menaxhuar përmbytjet e mundshme, të cilat pritet të shkaktohen nga reshjet intensive të shiut që priten të përfshijnë Shqipërinë më 23 dhjetor.

Sipas raportimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, reshjet e shiut do të jenë intensive deri shumë intensive në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Një tjetër shqetësim është ngricat që mund të shfaqen në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje të vendit, ku reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar mundësi vështirësish në transport.

Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar që të gjitha strukturat të ndërmarrin masa parandaluese dhe të jenë të gatshme për të reaguar në kohë ndaj çdo emergjence.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related