Kompania ‘KURUM’ ka mbyllur uzinën e çelikut në ish-metalurgjikun në Elbasan. Përmes një deklarate shoqëria ‘KURUM’ thotë se shkak për mbylljen janë bërë vështirësitë ekonomike dhe se nuk ka lidhje me skandalin e mbetjeve toksike, të cilat janë blerë nga forma ‘Sokolaj’ si ‘oksid hekuri’, por që brenda kontejnerëve kishte mbetje të rrezikshme.
Sipas shoqërisë ‘KURUM’ po negociohet me Sindikatën e Punonjësve për një marrëveshje që punëtorët të paguhen edhe 3 muaj. Në fund të deklaratës së saj, kompania ‘KURUM’ thotë se shoqëria po bën remonte të linjave të prodhimit për të qenë konkurrues dhe se shpreson që të rifillojë në një kohë sa më të afër prodhimin.
‘Shoqeria Kurum International, ne lidhje me lajmet per mbylljen e fabrikave dhe largimin nga puna te punetoreve te saj, ju ben me dije si me poshte: Shoqeria Kurum International, deri me daten 26.08.2024, nuk ka bere asnje largim kolektiv nga puna te punonjesve te saj. Eshte e vertete qe fabrikat e prodhimit te celikut dhe petezimit ne Ish kombinatin metalurgjik Elbasan, kane nderprere prodhimin qe prej dates 1 gusht dhe 15 gusht respektivisht, por ky fakt nuk ka asnje lidhje me njoftimet ne media per eksportin e sasive te pretenduara si mbetje te rrezikshme nga nje kompani shqiptare, dhe as me sulmet mediatike ndaj shoqerise sone, si dhe fushaten denigruese te bere ne media deri me tani.
Shoqeria, duke parashikuar nje perkeqesim te situates ekonomike gjate muajve ne vijim, ka vendosur ne fillim te muajit gusht, te filloje negociatat me sindikaten dhe procedure ligjore per nje numer te caktuar punonjesish, duke u ofruar atyre alternativen e largimit nga puna pas 3 muajve kundrejt shlyerjes se te gjitha detyrimeve dhe pageses se shperblimit te vjetersise ne pune sipas ligjit, me opsionin gjithmone te rikthimit ne rastin me te pare te rifillimit te punes ne fabrika.
Kjo mase paraprake nuk cenon te drejtat e punetoreve, te cilet po paguhen edhe pse nuk paraqiten ne pune, sigurimet shoqerore dhe detyrimet e tjera ligjore jane paguar dhe do te paguhen sipas ligjeve ne fuqi. Shoqeria eshte ne negociim me sindikaten e punonjesve per te arritur nje marreveshje sa me te mire per te gjitha palet.
Te gjitha aludimet e tjera, per mendimin tone, nuk qendrojne dhe jane te paverteta.
Nderkohe shoqeria po ben remontet e duhura me punetoret qe jane aktualisht dhe mbeten ne pune, per te perfunduar investimet e nisura per modernizimin e metejshem te linjave te prodhimit, per te qene sa me konkurrues dhe eficente ne tregun rajonal, dhe shpreson te rifilloje procesin e prodhimit ne nje kohe sa me te afert.
Shoqeria jone, eshte e fokusuar ne misionin e saj per te sjelle vlere te shtuar ne ekonomine shqiptare prej me shume se 25 vitesh, duke prodhuar dhe tregtuar pavaresisht veshtiresive te panumerta te industrise dhe tregut shqiptar, celikun shqiptar, marken Kurum, per ate qe me mund e sakfricat e me shume se 700 punetoreve kemi arritur te jemi lider ne vend dhe ne rajon, duke qene prodhuesi me i madh industrial ne vend, si dhe prej vitesh eksportuesi me i madh ne vend
