Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë momente nga një takimi të rëndësishëm që ndodhi në vitin 1990, mes Ramiz Alisë dhe Azem Hajdarit, gjatë një periudhe kur Shqipëria po kalonte në një situatë të tensionuar dhe kërkonte ndryshime politike. Sipas Berishës, takimi u zhvillua pasi Alia u informua për protestën e studentëve të organizuar në sheshin e Qytetit Studenti, ku Azem Hajdari dhe një grup i rinjsh kishin dalë për të kërkuar ndryshime.
Berisha theksoi se Alia pranoi takimin me studentët, por nuk i pritën në Komitetin Qendror të Partisë, por në universitet, një hap që ishte i pazakontë për atë periudhë. Azem Hajdari, duke folur me guxim, tha se ata nuk kishin dalë për të pirë një gotë çaj, por për të kërkuar ndryshime politike, duke e bërë të qartë se qëllimi i tyre ishte të luftonin për një Shqipëri demokratike.
Kryetari i PD-së gjithashtu theksoi situatën e vështirë në Shqipëri dhe krahasoi ngjarjet e 1990-ës me ngjarje të ngjashme në vende të tjera të lindjes, si Çekia, duke pasqyruar atmosferën e shtypjes dhe terrorit që mbizotëronte atëherë, duke përfshirë veprimet brutale të regjimit ndaj të rinjve dhe studentëve.
Berisha theksoi se veprimet e Azem Hajdarit dhe të tjerë si ai ishin një akt historik, një hap përpara drejt pluralizmit dhe demokracisë, një moment që shënoi fillimin e një revolucioni demokratik në Shqipëri.
Fjala e Berishës:
Në vitin 1990, ne në tërësi, të jem i sinqertë me ju, ishim parashikuar pas 2 korrikut të mbetemi Kuba e Adriatikut. Ju sugjeroj të lexoni për këtë, një intervistë të protagonistit kryesor ndërkombëtar, që ishte ambasadori Gjerman, Verner Dob.
Çfarë thotë ai? Ajo ishte një kryengritje madhështore, ajo ishte, ata që rinia punëtor, ti themi siç janë, por ata e përmbysën murin e Berlinit në Tiranë, ata si luanë iu vërsulën ambasadave. Shoqëria, ne të tjerët, qëndruam në letargjinë tonë, në topinë tonë dhe nuk mbushëm rrugët. E thotë bukur ai.
