Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e një javës që jamë pas. Në një javë janë arrestuar apo proceduar 25 persona ndërsa janë vendosur gjithsej 12.500 gjoba, që llogaritet rreth 1.800 gjoba në ditë.
Njoftimi
Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (01.12.2024 – 07.12.2024) Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
25 Arrestime, ndalime dhe procedime penale:
• -9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• -2 persona për pa leje drejtimi.
• -10 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• – 1 person për korrupsion aktiv.
• – 1 person largim nga vendi i aksidentit ”
• -2 persona janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore që ishin shpallur në kërkim.
Masat administrative:
• 12.551 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.793 në ditë.
• 25 masa për xhama të zinj.
• 730 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 743 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 427 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 9.105 masa për qëndrim të gabuar.
• 297 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
• 15 raste të ndryshme.
Kan pranuar 2-fishin e vlerës maksimale:
• 31 drejtues për shpejtësi mbi normat e lejuar.
• 8 drejtues nën ndikimin e alkolit.
12 automjete u bllokuan, përfshirë 6 për munges dokumentacioni.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!
