Braçe kujtohet në prag të zgjedhjeve për gjobat e Policisë bashkiake: Janë vetëm për të bërë dëm!

Data

Erion Braçe pretendon se është opozitë brenda mazhorancës, por e vërteta është se ai flet vetëm për ato që e dëmtojnë fare pak Qeverinë, ose në kuptim metaforik, çjerr vetëm pak fasadën, pa i nxjerr “kalbësirën” që ka brenda Qeveria.

Pasi Belinda Balluku e dëboi nga Divjaka, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit Erion Braçe u fut nga Rama në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, ku mbulon njësinë nr.5 në kryeqytet.

Gjatë kësaj kohe fushate, Braçe ka filluar të ankohet për gjobat me të cilat Policia Bashkiake “mbyt” qytetarët dhe sipas tij, nuk bën punë tjetër në shërbim të komunitetit.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka denoncuar se Policia Bashkiake i ka vendosur 200 mijë lekë të vjetra gjobë një qytetari, vetëm se ka krastitur pemët e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thotë se këtë gjobë qytetari ia ka përplasur në fytyrë dhe se qytetari prej 4 muajsh nuk e gjen dot të drejtën kërkund. Braçe thotë se kur i do policët, nuk i gjen kurrë, por sipas tij, për të bërë dëm në komunitet gjenden gjithnjë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related