Munguan prokurorët, shtyhet seanca për pjesëmarrjen e Berishës në Kuvend, shpërthen avokati i “non-gratës” Gjokutaj: Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj…

Data

U shty sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pjesëmarrje në seancat plenare.

Avokati Genc Gjuokutaj në një prononcim për mediat tha se arsye e shtyrjes është mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve.

Gjokutaj: Prokuroret munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes date 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës.

Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë

Kujtojmë se GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’ më 30 dhjetor të vitit të kaluar, për çështjen e ish-kompleksit Partizani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related