Raporti: Sistemi arsimor humbi mijëra nxënës dhe qindra mësues

Data

Një raport monitorimi i prezantuar nga “Qëndresa Qytetare” tregon uljen e numrit të nxënësve dhe studentëve, mungesa të theksuara në stafin pedagogjik si dhe shkallën e ulët të sigurisë dhe digjitalizimit në shkolla.

Një raport i organizatës “Qëndresa Qytetare” mbi monitorimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit për vitet 2021-2026 zbulon se sistemi arsimor në Shqipëri ka humbur me mijëra nxënës dhe qindra arsimtarë vetëm për një periudhë 3-vjeçare.

Raporti u prezantua të enjten në mjediset e “Tirana International Hotel” dhe evidenton regres në cilësinë e sistemit arsimor, i cili reflektohet në uljen e numrit të nxënësve dhe studentëve, mungesa në staf pedagogjik si dhe në infrastrukturën digjitale të shkollave.

“Në dy vite nga 2021-2023, gjetjet tregojnë se 2830 nxënës kanë braktisur shkollën dhe mungojnë 291 arsimtarë,” thuhet në raport.

Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” deklaroi se edhe në universitete ka një ulje me 20% të studentëve, duke e konsideruar këtë një këmbanë alarmi. Sipas tij, viti akademik nisi me gjysmë kapaciteti të kuotave dhe me risk të mbylljes së programeve në 42% të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related