“Më 11 maj të hedhim në erë modelin e vendosur nga Rama”/ Salianji letër nga qelia: Hipokrizia me 8 Dhjetorin…

Data

Ervin Salianji ka publikuar një letër nga qelia, në lidhje me 8 Dhjetori, ditën e Rinisë. Ai shprehet se në Shqipëri festohet kjo ditë për rini nuk ka, ndërsa shton se më 11 maj rinia ka mundësinë të hedhë në ere modelin e vendosur nga kryeministri Edi Rama.

Letra e plotë:

Zhurmat, dekoret, daullet, ahengu e sidomos fjalimet për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë që është dhe festë zyrtare në kalendar, janë ironia më e madhe dhe tallje e paskrupullt me këtë grupmoshë.
Çfarë kuptimi ka të bësh festë në Tiranë, kur qeveria ka bërë gjithçka për ti përzënë?!

Do të kishte më shumë sens që Dita e Rinisë shqiptare të kremtohej në Itali, në ShBA, Gjermani, në Londër, në Francë, , në Vjenë, në Spanjë.
Rinia shqiptare është atje. Censi i fundit zbuloi zyrtarisht se në krahasim me 2011-tën, mosha 15 deri në 24 vjeç është pëgjysmuar.
Dhe padyshim një nxitje më shumë për t’i mbajtur ata larg është të bësh një teatër hipokrizie si ky që po planifikon qeveria e bashkia me aktivitete boshe, pa sens.
Të festosh Ditën e Rinisë, teksa ke ngulur dhe gozhdën e fundit në shpresën që ata të rrinë e të ndërtojnë të ardhmen këtu, është ta bësh “rilindjen” mullar.
Arsyet e erozionit më të dhimbshëm në shoqërinë tonë janë të shumta. Studiues, sociologë, ekonomistë, mund të kenë ide më të qarta. Pa asnjë dyshim, unë besoj se në krye është modeli i ngritur në këto 3 mandate qeverisje.

Edi Rama u tha të rinjve se të ecësh përpara, të bësh karrierë, të kesh mirëqënie, rruga më e sigurtë dhe më e shkurtër është krimi. Kanabizimi i vendit ishte plaga më e madhe që ka sjellë pasoja të cilat do të kërkojnë shumë vite të shuhen. Krimi u pa si katapulta më e mirë për të ngjitur shkallë në hirearki, e jo dija, jo arritja intelektuale, jo puna e ndershme.
Eshtë fantastike që shumica e të rinjve e refuzuan këtë model. Ata që ikën, së pari, dhe kjo është protestë e fortë. Dhe ata që qendruan, por ja dalin me përpjekjet, me mundin e djersën e tyre, larg modelit qeveritar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related