Dy efektivë të policisë vendore të Shkodrës Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj kanë shpëtuar një shtetas 75-vjeçar i cili po mbytej në ujërat e lumit Buna. 75-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Bahri Gërbeti, ishte hedhur në ujërat e ftohtë të lumit Buna për t’u vetëmbytur.
Menjëherë qytetarë të rastit kanë lajmëruar policinë për ngjarjen. Me shpejtësi kanë mbërritur dy efektivët të cilët sapo kanë shkuar në vendin e ngjarjes janë hedhur në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë 75-vjeçarit. Pasi ka dalë nga uji 75-vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.
