Arrestimi i dh*nshëm i Metës, Gjokutaj tregon kallëzimin e depozituar në SPAK

Data

Pak para se mbështetësit e Presidentit të Partisë së Lirisë, të mblidheshin para SPAK për të protestuar, avokati Genci Gjokutaj njoftoi se ka kallëzuar zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe Ministrin e Brendshëm për rastin e arrestimit të Ilir Metës.

Sipas tij, ish-kreu i shtetit nuk duhet të arrestohej në atë mënyrë të paligjshme, që e cilësoi si një rrëmbim.

“Jemi në luftë me një drejtësi të kapur, e cila nuk ka lënë dispozita të nenëve të kodeve të procedurës dhe kodit penal pa shkelur me qëllimin e vetëm izolimin e opozitës. Sot kemi depozituar në rrugë zyrtare kallëzimin ndaj Policisë së Shtetit, Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me rastin e rrëmbimit kriminal që iu bë një nga liderët e opozitës, zotit Meta. Ata kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë konsumuar të gjitha krimet e mundshme që mund të kryej një shtetar dhe një punonjës i policisë në detyrë. I kemi kërkuar edhe godinës përballë, SPAK dhe GJKKO, për ta deklaruar këtë ndalim të paligjshëm, por ata jo vetëm që nuk e kanë hyrë në këtë pikë, por as nuk e kanë trajtuar fare në vendimet e tyre. Ndaj ne jemi të detyruar të denoncojmë me forcë këtë rrëmbim”, tha Gjokutaj.

Partia e Lirisë i akuzon efektivët e policisë për “shpërdorim detyre” dhe “veprime arbitrare”, ndërsa kallëzimi është depozituar me postë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related