Migrimi ditor drejt Ulqinit në Mal të Zi zbraz Shkodrën nga krahu i punës

Data

Qindra punëtorë nga Shkodra dhe rrethinat e gdhijnë dhe e ngrysin ditën në doganë, ndërsa udhëtojnë çdo ditë drejt Malit të Zi për punë më të paguar dhe trajtim më të drejtë.

Për Ilir Dibrën, marangoz nga Shkodra, puna në Mal të Zi nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por një nevojë e diktuar nga vështirësitë ekonomike në qytetin e tij. Ai punon prej nëntë vitesh si marangoz në Ulqin – ku thotë se kushtet e punës dhe pagat janë më të mira se në Shqipëri.

“Këtu pagat për punimin e drurit janë më të larta. Jemi të pajisur me letra pune dhe na paguhen sigurimet shoqërore. Shpresoj që shumë shpejt të na njihen këto vite, sepse numri i shqiptarëve që punojnë këtu është i konsiderueshëm,” tha Dibra.

Dibra është vetëm një nga qindra banorët e qarkut të Shkodrës, të cilët po punojnë në vendin fqinj të Malit të Zi. Ndërsa statistikat zyrtare mungojnë, përfaqësues të pushtetit vendor thonë se qindra punëtorë nga zona e Shkodrës dhe rrethinat udhëtojnë çdo ditë për punë në Mal të Zi, kryesisht në Ulqin.

“Kjo lëvizje e banorëve nga e gjithë zona dhe fshatrat, që janë afër kufirit me Malin e Zi, ka bërë që të ketë një largim të fuqisë punëtore për shkak të nivelit të pagave,” thotë Adnan Shullani, administrator i Njësisë Administrative Ana e Malit, zonë kufitare me Malin e Zi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related