Apeli prish vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka – çështja “Toyota Yaris” kthehet për rigjykim në GJKKO

Data

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, dhe ka kthyer çështjen për rigjykim, pa dhënë arsyetim.

Vendimi u dha këtë të mërkurë nga treshja e gjyqtarëve Miliana Muça, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Zarka kishte ankimuar vendimin e mëparshëm të GJKKO-së, e cila e kishte dënuar me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij ishte reduktuar më pas në 2 vite e 8 muaj burg.

Rigjykimi në GJKKO pritet të përcaktojë sërish masën e dënimit për ish-kryeprokurorin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related