Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka kryer 2 ditë më parë një shkelje rrugore të cilët e ka publikuar vetë në rrjetet sociale.
“Me mua nuk ekziston trafiku”, shkruante Stresi në rrjetet sociale.
Policia njofton se ka gjobitur Arkimed Lushajn, i cili shfaqet në një video në rrjete sociale duke parakaluar një varg automjetesh në sensin e kundërt të lëvizjes dhe duke përdorur dritat verbuese në zonë të banuar, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”.
Po ashtu, reperit i janë zbritur 10 pikë nga patenta.
