I biri iu vr@ me thikë/ Prindërit e Grei Bihucit: S’lejojmë askënd të përdhosë gjakun e tij, duam drejtësi!

Data

Grei Bihuci, 19-vjeç mbeti i v*arë me th*kë pas një konflikti mes adoleshentësh në qendër të qytetit të Fierit mesditën e 11 marsit 2024

9 muaj pas humbjes së djalit të tyre të vetëm, prindërit, Ilir dhe Diela Bihuci rrëfejnë mes lotësh ngjarjen tragjike. “Nuk e prisja kurrë të më ndodhte kjo gjëmë”, thotë nëna në intervistë për Report TV, teksa kujton momentin kur mori vesh për humbjen e të birit, “dritën e shtëpisë”.

Ndonëse me zemrën copëtuar, babai i tij, Iliri, gjen forcën për të na treguar dëshirat dhe ëndrrat e Greit.

“Mësonte dhe punonte teksa ëndërronte të bëhej dizajner grafik. Ishte një djalë i qetë por fatkeqësisht ëndrrat e tij u prenë në mes.”

I riu ishte nxënës në shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” ndërsa pasditeve punonte si kamarier në një bar- pastiçeri, vetëm disa metra larg nga vendi i krimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related