BIRN: PS kërkon të fitojë kohë edhe për mandatin e Vullnet Sinajt

Data

Në mbledhjen e Këshillit për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj, PS kërkoi që të pritej opinioni i Komisionit të Venecias, ndërsa opozita e kundërshtoi këtë propozim. Palët do të përgatisin draft-raportet për votim.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi të mërkurën mocionin e deputetëve të opozitës për papajtueshmëri të mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj për shkak se një biznes në pronësi të tij ka përfituar pagesa nga fonde publike.

Anëtarët socialistë të Këshillit kërkuan që të pritet opinioni i Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit, i cili njihet si “Komisioni i Venecias”, para se të votohet në Kuvend dërgimi i mocionit në Gjykatë Kushtetuese.

Komisioni i Venecias pritet të marrë në shqyrtim në dhjetor një kërkesë të socialistëve për rastin e deputetes Olta Xhaçka, për mbrojtjen e mandatit të së cilës socialistët rrëzuan dy herë radhazi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i ‘detyronte’ deputetët të votonin pro dërgimit të mocionit për interpretim pranë kësaj gjykate, por socialistët pretendojnë se gjykata nuk mund të detyrojë deputetin si të votojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related