Lidhur me situatën nga zjarret, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, i ftuar në një studio televizive tha se aktualisht është një vatër zjarri në Elbasan për të cilën është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse për ta shuar.
Temperaturat e larta ditët e fundit kanë ndikuar në shtimin e vatrave të zjarrit në disa zona të Shqipërisë. Cara, deklaroi se zjarrvënësit duhet të përballen me masa ndëshkuese.
‘Kemi një vatër aktive në Elbasan dhe kemi angazhuar disa forca zjarrfikëse për të shuar vatrën e zjarrit, e cila është në Bradashesh. Po punohet për ta vënë në kontroll. Kemi zjarre edhe nga pakujdesia edhe të qëllimshme, kur themi të qëllimshme duhet që të flasin organet kompetente sepse duhet që të kesh prova dhe fakte që të vësh para përgjegjësisë një person, por me ose pa qëllim zjarri duhet që të dënohet me gjob ose me burg’, tha ai.
