Këlliçi: Veliajt i është prerë bileta, por vetëm “vajtje”! Ka ngrënë fiq pas kurrizit të Ramës

Data

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me lajmin se kryebashkiaku Erion Veliaj, mund të arrestohet në ditët në vijim, pasi Blendi Goxhe është thirrur nga Edi Rama, për të qenë drejtues politik i Qarkut të Tiranës, së bashku me Spiropalin dhe Manastirliun me arsyetimin se Tirana është qark i madh dhe ka nevojë për më shumë drejtues.

Këlliçi thekson në një reagim në Facebook se pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe kreut të 5D, me sa duket i është prerë bileta, por këtë rradhe vetëm “vajtje”!

Këlliçi shprehet më tej se “aktori kryesor i kësaj kasaphane korrupsioni është pikërisht Erion Veliaj, i cili tashmë pritet ti bashkohet atyre që kanë ngrënë fiq e banane pas kurrizit të Edi Ramës!”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related