Familja mbretërore ishte duke fjetur, hajdutët vjedhin Kështjellën Windsor në Britani

Data

Një natë tmerri kanë përjetuar Princi William, Kate dhe fëmijët e tyre. Njerëz të maskuar hynë në mjediset e Kështjellës Windsor, pranë rezidencës mbretërore dhe vodhën automjete bujqësore. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, dy persona të cilët janë ende në kërkim, janë ngjitur në gardhin rreth dy metra të lartë dhe vodhën një kamion për ta përdorur për të thyer portën e sigurisë, morën një kamionçinë të zezë dhe një motomjet. Sipas “The Sun” vjedhja daton në 13 tetor, por lajmet për të janë publikuar vetëm tani.

Kur u shkel zona e sigurisë e Kështjellës Windsor për të vjedhur automjete bujqësore nga Shaw Farm, Princi William, Kate Middleton dhe fëmijët e tyre flinin në shtëpinë e tyre aty pranë, Adelaide Cottage, pesë minuta larg rezidencës Ëindsor.

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla, nuk ishin në pronë gjatë vjedhjes, por e gjithë familja mbretërore shpesh kalon nëpër portën e Fermës Shaw, e cila u dëmtua gjatë arratisjes së hajdutëve dhe është zëvendësuar.

Burimet e The Sun thonë se hajdutët e kishin monitoruar me kujdes pronën përpara se të kryenin vjedhjen. “Duhet të kenë monitoruar për një kohë kështjellën Windsor”, është hipoteza e punës e hetuesve, për të cilët kriminelët “mund ta kishin njohur paraprakisht zonën dhe të dinin se kur do të kishte qenë koha më e mirë për të goditur”.

“Ka alarme në Kështjellën Windsor, por dikush e kuptoi se kishte pasur një thyerje vetëm kur kuptoi se barriera e sigurisë në daljen e Shaw Farm Gate ishte thyer,” raporton The Sun. Rojet e armatosura janë hequr prej kohësh nga hyrjet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related