Shpiragu mashtrimi i madh i Edi Ramës, dështimi me nxjerrjen e naftës dhe fondin e pensioneve nxjerrin “lakuriq”…

Data

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku iu dhanë një premtim epokal pensionistëve se të ardhurat e tyre do të rriteshin me naftën e Shpiragut! Na thoshin se poshtë tokës shqiptare fshihej një burim arit të zi, një Eldorado që do t’i kthente në sheikë të Ballkanit. Tani, ndërkohë që Shell i dha  Shqipërisë një lamtumirë prej 1.1 miliardë eurosh humbje, del se nafta qenka aq e thellë sa vetëm Rama mund ta shohë. Kompania  Shell, pas 25 milionë eurosh humbje në kërkime, vendosi të largohet nga Blloku 4, ndërsa Shpiragu, i cili dikur përmendej me madhështi si zgjidhja për të gjitha hallet ekonomike, tani rezulton të jetë një gropë pa fund edhe financiarisht.

Mrekullia ekonomike që u shit si një “game changer” rezultoi një “game over” për kompanitë që u gënjyen se këtu kishte naftë të pashtershme. Dhe nuk është se Shell iku thjesht nga mërzia. Ata provuan, shpuan, testuan, derdhën qindra milionë euro në puse… dhe në fund, po lënë një copë letër me  shënimin : “Faleminderit për pjesëmarrjen, humbja  është 1.1 miliardë euro. Provojeni përsëri!” Ndërkohë, Rama dhe Balluku po mendojnë  të na shesin ndonjë  “Shpirag të florinjtë” tjetër. Dhe e dini çfarë është më e bukura? Shell, në raportin e saj financiar, shkruan se tani do presë para nga Londra për të pastruar rrëmujën që la pas. Ndërsa ne? Ne do presim nga Rama ndonjë përrallë të re, ku nafta do të shfaqet sërish, por këtë herë ndoshta në ndonjë mal tjetër… Mbase në Tomorr, mbase në Dajt, ose ndoshta… në thellësinë e detit  Adriatik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related