Vlora është kthyer në një qytet, ku sa herë që ka reshje shiu, rrezikon të përmbytet, ashtu siç u përmbyt pak kohë më parë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme tek qytetarët. Kjo situatë vjen për shkak të ndërtimeve pa kriter, si dhe të bllokimit të kanalizimeve.
Edhe ditën e sotme, rrugët e Vlorës pritet të “pushtohen” sërish nga uji masiv, teksa Bashkia ka dalë me një njoftim ku iu bën apel drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë në akset të cilat janë me risk më të lartë për përmbytje.
Më konkretisht, në akset: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi dhe tek shkolla “Halim Xhelo”.
Por, ndërkohë, Bashkia dhe Ujësjellës Kanalizime Vlore në vend që të lenë një numër kontakti, iu thotë qytetarëve se duhet t’i shkruajnë në Instagram dhe Facebook nëse kanë probleme nga përmbytjet.
